“Prsh joq i hapin rruget dhe nuk i rregullojn me esht ber gropa 1 meter dhe nuk vjen askush te vej dor ne astir”-shkruan qytetari.
Banorët e zonës së Astirit në Tiranë janë duke u përballur me një problem shqetësues që duket se nuk po merr zgjidhje.
Rrugët e hapura janë lënë ashtu për një kohë të gjatë, duke krijuar gropa të thella që rrezikojnë sigurinë e drejtuesve të mjeteve dhe kalimtarëve.
Një prej banorëve ka denoncuar publikisht gjendjen alarmante të një rruge, ku një gropë mbi një metër e thellë ka shkaktuar dëme serioze në makinën e tij. Ai shprehet i indinjuar për mungesën e ndërhyrjes nga institucionet përkatëse, duke theksuar se askush nuk ka ardhur për të rregulluar situatën.