Pse nuk e bëjmë Ervin Hoxhën, drejtor Morgu?

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.11.2024, 21:21

Me një bilanc të zymtë të ngjarjeve kriminale në vend, ku vrasjet po shënojnë rekorde dhe autorët janë zhdukur si fantazma, një pyetje shtrohet gjithnjë e më shpesh: përse nuk e transferojmë Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxhën, nga karrigia e ministrit tek drejtoria e morgut?

Në fund të fundit, duket se e vetmja "arritje" e këtyre ditëve është grumbullimi i kufomave nga vrasjet që mbeten pa autorë. Meqenëse policia nuk arrin të kapë dot asnjë fajtor, ndoshta është koha të pranojmë realitetin dhe të ndryshojmë fokusin: më mirë të merremi seriozisht me menaxhimin e morgjeve, duke emëruar Hoxhën në një pozicion ku "kontributi" i tij të reflektojë më saktë gjendjen aktuale.

Me Ervin Hoxhën si Drejtor të Përgjithshëm të Morgut, të paktën do të kishim siguri se diçka është nën kontroll: numërimi i viktimave. Sa për kriminelët? Ata me sa duket kanë një status të paprekshëm, duke u lënë qytetarëve vetëm frikën dhe një polici që mbetet gjithmonë një hap pas.

Pyetja ironike mbetet në ajër: kur asgjë nuk shkon, pse të mos bëjmë një "ndryshim strategjik"? Në këtë mënyrë, të paktën diçka do të duket logjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit