Denoncimi/ “Administratori ‘zhduk’ koshat në Shënkoll, vendos orar për hedhjen e plehrave”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.11.2024, 21:48

Një banor i Njësisë Administrative Shënkoll, në Lezhë, ka raportuar në redaksinë e JOQ Albania një situatë të pazakontë që po përjetojnë banorët e zonës.

Sipas tij, administratori i njësisë ka hequr të gjithë koshat e mbeturinave nga zona, duke krijuar një situatë kaotike për banorët, ndërsa pretendon se kjo është pasojë e një kontrate të dyshimtë me kompaninë Vale Recycling.

Njësia Administrative ka vendosur madje dhe një orar brenda të cilit banorët e zonës duhet të nxjerrin mbeturinat në një qese në një vend të përcaktuar. Për më tepër, autoritetet e pushtetit lokal 'kërcënojnë' ata që nuk respektojnë orarin 8-9 të mëngjesit me 'masa sipas ligjeve në fuqi'.

Banori përmend se situata është bërë edhe më e vështirë për shkak të mungesës së rrugëve të rregulluara dhe distancave të gjata deri te rruga kryesore. Ai e quan këtë një "katastrofë", duke theksuar se një administrator i tillë nuk e meriton të mbajë këtë post.

Denoncimi i plotë i banorit:

Pershendetje JOQ! Dua te denoncoj nje problem madhor per banoret e shenkollit, mireqe administratori i kesaj njesie eshte nje parazit total qe ne vend te mendoj per te miren e banoreve sic jane rruget qe jane ende gropa gropa e ngelem serviseve vec me makina ku na shkon rroga aty por ka menduar per ne duke na hequr edhe koshat e mbeturinave pasi kshu ka lidhur kontratat e veta fitimprurese. As ne njesite me te vobekta nuk ka vend pa kosha mbeturinash, tash ne duhet me qese neper duar te dalim ne rruge kryesore e te presim makinat po harron se qente neper lagje bejne kerdine me pampera e mbeturina te shperndara kudo.Eshte katastrofe sinqerisht, si i shkon ne mendje te lere vendin pa kosha, skam fjale, po ata pleq se rini ska ktu, qe kane rrugen e pashtruar e plus shume larg nga rruga kryesore e ne shi tani ne dimer te dale me nxjerr mbeturinat ne orar se smunte te linte koshat qe ishte, ne vend qe ti shtonte kap e i heq.Ku smeriton te quhet administrator.Faleminderit e pune te mbare.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet për t’i dhënë fund kësaj situate të paprecedentë, duke rikthyer koshat e mbeturinave dhe përmirësuar shërbimet e pastrimit. Ndërkohë, akuzat për një kontratë të dyshimtë mes Njësisë Administrative dhe kompanisë Vale Recycling shtojnë nevojën për një hetim të thelluar mbi këtë çështje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit