Shteti i lë dy ditë pa drita, shkodranët e gjejnë zgjidhjen

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.11.2024, 20:19

Banorët e lagjes Shtoj i Ri në Shkodër kanë mbetur pa energji elektrike prej dy ditësh dhe thonë se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga autoritetet. Një qytetar, përmes një mesazhi drejtuar redaksisë së JOQ Albania, ka ngritur shqetësimin duke kërkuar ndihmë për të bërë publik këtë problem.

“Mirmrama JOQ, jam një banues në Shkodër, lagjja Shtoj i Ri. Kemi dy ditë pa drita e askush nuk përgjigjet. A mund ta postosh? Faleminderit,” shkruan qytetari.

Banorët e zonës raportojnë vështirësi të shumta për shkak të mungesës së energjisë, veçanërisht në kushte të motit të ftohtë dhe në një periudhë kur energjia elektrike është e domosdoshme për jetesën e përditshme.

Ndërkohë, banorët kanë gjetur zgjidhje të përkohshme përmes përdorimit të zjarrit, por kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të zgjidhur situatën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit