Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.11.2024, 20:31
Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një problem shqetësues me linjën private të autobusave urbanë, Maren Buss.
Kjo kompani mbulon dy linja urbane në qytetin bregdetar; Durrës-Plepa-Durrës dhe Durrës-Unazë-Kënete-Plepa-Durrës.
Sipas denoncimit, autobusët kanë filluar të rrallohen, duke u nisur çdo 30 ose 45 minuta, pa një orar të përcaktuar qartë, çka shkakton pritje të gjata për qytetarët, veçanërisht ata që kthehen nga puna apo kanë emergjenca. Kjo situatë ka nxitur shqetësime tek banorët, sidomos tani që kushtet atmosferike janë të pafavorshme.
Denoncimi i plotë i qytetarit:
Pershendetje JOQ. Doja te beja 1 denoncim kundrejt Maren Buss ne Durres linja private e autobusave eshte kthyer ne torture per qytetaret e Durresit. Ju lutem beni 1 postim. Bashkia Durres duhet te reagoj eshte e turpshme muajt e veres nga turistat i torturuan njerezit me 3 busa plot e perplot po dhe ne dimer tani kane filluar linjen Plazh – Durres cdo 30 min cdo 45 min sipas qejfit. Dite me shi e ne te ftohte njerezit me femije te vegjel duke pritur 1 ore ne stacion sepse bejne sipas qejfit. Nuk ka kontroll pervec kushteve skandaloze. Ju lutem beni 1 publikim ndryshe nuk behet e madhe.
Pas publikimit në JOQ, një tjetër qytetar ka denoncuar kompaninë që operon dy linjat urbane në qytetin bregdetar.
Qytetari thekson se autobusi i fundit urban i linjës Durrës-Unazë-Kënete-Plepa-Durrës është në orën 19:00, duke detyruar ata që punojnë pas kësaj ore të shkojnë në shtëpi në këmbë ose me makina private.
Denoncimi i dytë:
Pershendetje! Denoncimi per linjen e autobuzave te Kenetes ne Durres eshte shume e vertete.Pervec faktit qe mbyllin punen ne oren 19:00 eshte autobusi i fundit,dhe ne qe punojme me teper detyrohemi te shkojme ne kembe ne shtepi,ata as nuk vijne kurre ne orar.imagjino te presesh 30 min autobuzin ne shi.eshte linje tmerr.nje here qe doja te beja nje ankese pergjigjja ishte:nese nuk te pelqen ik me makine private. Shpresojme shume qe te kete nje zgjidhje per ne qe na duhet te presim ne ere dhe shi per minuta te tera cdo dite. Faleminderit
Qytetarët kërkojnë reagim nga Bashkia e Durrësit dhe përgjegjësit e linjës për të siguruar shërbim më të shpeshtë dhe më cilësor.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.