“Kobra” s’e ndjen veten fajtor për vrasje, babai i viktimës thotë se iu vra djali nga “vëllezërit” nga Kosova

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.11.2024, 16:15

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës u mbajt seanca e radhës ndaj Dibran Hoxhës i njohur me nofkën “Kobra”’.Fillimisht prokurorja Shamolli tha se nga provat materiale dhe personale të siguruar gjatë fazës së hetimeve ka rezultuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale ashtu edhe siç akuzohen.

Ndërkaq vetë i dëmtuari Behar Cengu tha se personalisht është ushtar dhe se armën nuk e përdor ndaj vëllait, duke aluduar se shqiptarët e Shqipërisë duhet të priten si vëllezër në Kosovë.

Gjykimi vazhdoi me fjalën hyrëse të mbrojtësit të Hoxhës, avokatit Florent Latifaj, duke thënë se deklarata e dëshmitarëve të marrë në procedurë paraprake përmes hetuesisë së veçantë janë kontradiktore.

Ai shtoi se si ka mundësi që dikush i plagosur në këmbë dhe kokë të kalojë kufirin dhe të shkojë në spital pa u vërejtur.

Më pas seanca u ndërpre për të vijuar me dëgjimin e dëshmitarëve të listuar si në aktakuzë.

Seanca e radhës mbahet vitin e ardhshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit