Tropoja është tronditur mesditën e sotme nga një ngjarje e rëndë.
Një 43-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Autori, një 35-vjeçar, dyshohet se e kreu krimin për motive të dobëta.
Vrasja ka ndodhur në një lokal në fshatin Dojan.
Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të Drejtorisë së Kukësit, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.