Tenton të regjistrohet në e-Albania, shqiptarit i dalin opsion identifikimi si serb

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 22.11.2024, 14:40

Shpesh qyetarët hasen me mosfunksionim të portalit e-Albania dhe me vështirësi në regjistrim. Ditën e sotme, një qytetar është përballur me një tjetër problematikë gjatë regjistrimit në portal. Ai është habiur dhe shqetësuar që, si qytetar shqiptar, portali i jep mundësinë të regjistrohet si qytetar i Maqedonisë së Veriut ose Serbisë.

Qytetari shkruan:

"Persh Jam një qytetar shqipetar. Si shqiptar si duhet te logohem si serb, maqedonas apo punonjes qeveritar. Publikojeni po jeni zeri i qytetareve."

A bëhet fjalë për një gabim teknik apo një veprim që ngre pyetje mbi funksionalitetin e portalit dhe mënyrën si trajtohen shtetësitë?

Me të drejtë, ngrihen shumë pikëpyetje: Pse ky opsion shfaqet për qytetarët shqiptarë? A është një funksionalitet legjitim i portalit për t’u shërbyer shtetasve të huaj që jetojnë në Shqipëri, apo një gabim teknik? A duhet të përmirësohet sqarimi ose kategorizimi i opsioneve për të shmangur konfuzionin mes qytetarëve?

Deri në një zgjidhje përfundimtare, qytetarët duhet të vazhdojnë të përballen me të tilla çudira.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit