Më 22 nëntor 2024, çmimi i naftës ka shënuar një rritje të ndjeshme prej më shumë se 4%, duke arritur nivele të reja të larta. Kjo rritje e papritur është ndikuar nga zhvillimet e fundit në krizën ndërkombëtare, veçanërisht nga tensionet që vazhdojnë të përshkallëzohen mes Rusisë dhe Ukrainës, me paralajmërimet e presidentit rus, Vladimir Putin, për mundësinë e një konflikti global.
Në bursën amerikane, çmimi i naftës u rrit me 0.34%, duke arritur në 70.44 dollarë për fuçi, ndërsa në bursën e Londrës nafta u rrit me 17 cent, ose 0.32%, duke arritur në 74.55 dollarë për fuçi. Ekspertët e tregut sugjerojnë se kjo rritje vjen si rezultat i një kombinimi faktorësh, përfshirë zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara dhe veprimet e Britanisë për të lejuar Ukrainën të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar brenda territorit rus.
Por si varijojnë çmimet e derivative në Kosovë ka treguar kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani. Ai ka thënë se sot çmimet e derivateve në tregun kosovar sillen përafersisht: disel 1.18 cent deri në 1.28 cent, Benzina 1.20 deri 1.29 cent.
“Këto çmime në tregun kosovar janë mbi dy muaj. Ka pasë lëvizje në berz po çmimet me pakicë deri sot nuk kanë levizë. E saktë është se ka rritje në berz po te ne nuk ka levizje të çmimeve. Qytetart tanë janë duke u shërbyer me çmime më të ulëta ne regjion përveç Maqedonisë Veriore. Sot çmimet në Shqipëri janë: diseli 1.87 cent, benzina 1.88 cent. Çmimet në Serbi: diseli 1.79 cent, benzina 1.80 cent Për standardin tonë qytetart tonë çmimi real kishte me qenë 1 €. Por, çmimi nuk e dikton as Qeveria as shoqata e Naftëtarve por çmimin e përcakton berza. Ka një javë që ka rritje në berz, ndërsa çmimet në tregun kosovar janë stabile”, ka thënë Berjani për rtv21.tv..
Nafta apo ari i zi, është ndër produktet më të kërkuara edhe në Kosovë.
Sipas kryetarit të naftëtarëve të Kosovës, vetëm brenda një dite Kosova importon përafërsisht 3 milionë litra derivate.