Të rinjtë të ekspozuar ndaj dhunës kudo, faqet e TikTok “bëjnë kërdinë” duke shitur mjete të dëmtuese

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 22.11.2024, 12:49

Ngjarja e fundit tragjike, vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, me thikë, përveç se ka tronditur e prekur thellë zemrat e të gjtihëve, ka ngritur edhe një debat të gjerë public, të shoqëruar me këto pyetje kryesore: Pse po rritet një brez i dhunshëm? Pse nuk kemi modele shembull për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë të shëndetshme? Pse kujtohemi të reagojmë vetëm kur është shumë vonë? Kush e ka fajin?

Këto e të tjera pyetje, kanë bërë këdo të ketë një mendim të vetin, të gjejë fajtorë për ngjarjen e më gjerë për fenomenin, të vetëfajësohet si pjesë e një shoqërie ku secili ka përgjegjësinë e vetë, megjithatë, asnjë nga këto pyetje nuk mund të marrë përgjigje shteruese në një kohë kaq të shkurtër. Mbetet një debat i hapur, një mundësi për reflektim e përmirësim të atyre gjërave që ne si shoqëri, si individë, si famlje po bëjmë keq.

Megjithatë, ajo që është e mbetet fakt, pavarësisht se kush e shkakton, kush e ka fajin etj, është që sot fëmijët, adoleshëntët e të rinjtë janë të ekspozuar ndaj dhunës në mënyrë të frikshme, pa asnjë filtër.

Nëse do t’i rikthehemi rastit fatkeq të Martinit, pa analizuar arsyet e konfliktit, pa analizuar pse sherri shkoi deri në përmasat që shkoi, pse nuk pati tolerancë, dhembushuri etj, ka një pyetje më “naive” që duhet bërë: Si ra thika prerëse në dorën e një 14-vjeçari? Pse askush nuk e kuptoi që e kishte me vete? Si hyri në shkollë e doli prej saj i pajisur me një thikë?

Ky është një nga aspektet e kësaj ngjarjeje e të këtij fenomeni. Adoleshentët jo vetëm kanë modele të gabuara, që zgjidhin konfliktet me dhunë, por janë shumë të ekzpozuar edhe ndaj “infrastrukturës” që të lehtëson zgjidhjen e problemeve përmes dhunës.

Që një i ri i asaj moshe ka një çekuilibër hormonal, emocional, që nuk përfill fjalën e më të rriturve, sepse ata “s’marrin vesh”, këto i dimë e kështu ka qenë përherë, ama nëse këtij të riu me hormonet kacafiu kaq lehtësisht i gjendet në dorë një thikë a një dorezë, është e pritshme që do ta marrin përpara hormonet, jo logjika, as empatia, as dhembshuria.

Fëmijët këto i kanë të ekspozuara kudo në rrjetet sociale që përdorin, sidomos në rrjetin social TikTok. Ka faqe të dedikuara për këto produkte, të cilat i reklamojnë, i shesin e pasurohen në kurriz të disa të rinjve që këtë periudhë do ta kalojnë, por shenjat që mund t’u lënë veprimet e gabuara, do të jenë përjetë me ta.

Një denoncues na ka dërguar një mesazh ku shpreh pikërisht këtë shqetësim. Qytetari shkuran:

Psh shqetsimi tj esht qe ka shum faqe ne tik tok qe reklamoj apo shesin doreza hekuri thika helektroshot e tj ju lutem anonim.

Vërtet edukimi luan një rol të rëndësishëm, puna me fëmijët, komunikimi i vazhdueshëm, shembulli në familje, por kjo nuk mund të ketë rezultat, nëse paralelisht në realitetin virtual ku e dimë se fëmijët kalojnë një pjesë shumë të rëndësishme të kohës, ushqehen të tilla gjëra. Këto bëhen “trend” dhe të gjithë e dimë se mosha e adoleshentëve janë të parët që shkojnë pas trendeve, në pëpjekje për t’u ndier të pranuar, për të qenë “in”.

Shtrëngimi i masave kontrolluese, forcimi i filtrave të rrjeteve sociale janë një domosdoshmëri. Nuk është e tepërt të mbrosh jetën!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit