Ulqi Manja dhe Gerond Çela do ndërtojnë kompleks luksoz vilash në Farkë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.11.2024, 11:41

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është vënë ditët e fundit në qendër të vëmendjes nga mediat pas investigimit për blerjen e një sipërfaqeje toke prej 1,000 m² në Farkë të Vogël me vlerë 3 milionë lekë.

Në sipërfaqen e tokës që Manja ka blerë, në bashkëpunim me Geront e Bledar Çelën e “Brunes” do të ndërtojnë një kompleks vilash luksoze.

Manja ia ka blerë tokën në vitin 2021 zyrtarit të PS Arben Malokut, i cili në atë kohë mbante postin e administratorit të njësisë së Zall Herrit.

Sipas të dhënave të siguruara nga BIRN, çmimi i blerjes së tokës prej 3,000 lekë/m² është pothuajse trefish më i ulët se vlera mesatare e shitjeve në atë zonë, që vlerësohet të jetë rreth 120 euro/m². Madje, të dhënat nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës tregojnë se edhe vlera e referencës për tokat në atë periudhë ishte më e lartë se çmimi i transaksionit të Manjës.

Maloku, pronari i mëparshëm i tokës, tha se e kishte shitur atë për të njëjtin çmim që e kishte blerë, duke përmendur ekzistencën e një shtylle të tensionit të lartë pranë pronës si arsye për çmimin e ulët. “Ajo tokë ka qenë poshtë një shtylle të tensionit të lartë, dhe kjo ka ndikuar në vlerën e saj,” tha Maloku për BIRN.

Tre vjet pas blerjes së tokës, Manja dhe bashkëshortja e tij aplikuan në Bashkinë e Tiranës për një leje zhvillimi, duke bashkëpunuar me kompaninë “Brunes” me qëllim ndërtimin e një kompleksi banimi dhe shërbimi me godina 1,2 dhe 3 kate, me pishina dhe mur rrethues në këtë zonë.

Kjo marrëveshje mes Manjës dhe Çelës rezulton të mos të jetë deklaruar nga ministri Manja në ILDKPKI në vitin 2023.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit