Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur pa ndjenja djali i tij në Gjilan.
Viktima është dërguar në emergjencë, ku më pas ka ndërruar jetë.
Zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë të viktimës.
Policia ka nisur hetimet për vdekjen e dyshimtë.