Tragjedia e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik dhe ka nxitur një reagim të fortë nga qytetarët shqiptarë.
Ngjarja tragjike ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi përgjegjësinë e institucioneve dhe masat që janë marrë për të garantuar sigurinë në shkolla.
Një peticion i nisur së fundmi kërkon që Kuvendi i Shqipërisë të nisë procedurat për shkarkimin e Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Organizatorët e peticionit theksojnë se ministria ka dështuar të përmbushë përgjegjësinë kryesore për të siguruar një ambient të sigurt për nxënësit, dhe ky dështim ka rezultuar në humbjen tragjike të një jete të re.
Ata kërkojnë mbështetjen e qytetarëve që ky peticion të mbledhë 20 mijë vota.
Peticioni i plotë:
QYTETARËT SHQIPTARË KËRKOJNË NGA KUVENDI FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR DORËHEQJEN E MINISTRES SË ARSIMIT DHE PËRGJEGJËSINË PËR MUNGESËN E SIGURISË NË INSTITUCIONET ARSIMORE.
QYTETARËT KËRKOJNË QË PËRGJEGJËSIA NDAJ FUNKSIONARËVE PUBLIKË, KUR KA DËSHTIME TRAGJIKE SI VRASJA E 14-VJEÇARIT MARTIN CANI, TË MOS MBAHET NË HIJE.
MOSNDËSHKUESHMËRIA E FUNKSIONARËVE POLITIKË BIEN NË KUNDËRSHTIM ME PARIMET E ETIKËS DHE TË DEMOKRACISË!
Ngjarja tragjike e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, afër shkollës "Fan Noli" në Tiranë, na ka tronditur dhe na ka shqetësuar të gjithëve. Ky akt dhune mes të rinjve nuk është vetëm një pasojë e një konflikti momental, por edhe një produkt i injorancës së theksuar dhe frustrimit të akumuluar që dominojnë kulturën tonë. Aty, në vendin ku fëmijët duhet të jenë më të sigurtët, në shkollën e tij, Martinu humbi jetën në mënyrën më të tmerrshme.
Ky rast tragjik nuk është i vetëm. Ministria e Arsimit, si strukturë e fundit përgjegjëse për sigurinë e nxënësve në institucionet arsimore, ka dështuar. Askush nuk duhet të vdesë në moshën 14, dhe asnjë familje nuk duhet të ngarkohet me dhimbjen e humbjes së një fëmija në shkollë. Ne duam të sigurohemi që asnjë fëmijë tjetër nuk do të vijë në rrezik dhe nuk do të humbasë jetën në mënyra kaq tragjike dhe të papranueshme.
Prandaj, ne kërkojmë dorëheqjen e Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. Fëmijët tanë e meritojne dhe e kane nevoje këtë ndryshim, dhe ne duhet t'i ndihmojmë ata. Kërkojme që të ministratë, organizatat dhe komuniteti të bashkohen për të ndryshuar realitetin aktual. Kërkojmë një Minister të Arsimit që të na sigurojë kujdes dhe siguri për fëmijët tanë.
Ne nuk mund të jemi të qetë derisa të zgjidhemi këtë çështje urgjente. Na jepni mbështetjen tuaj, nënshkruani peticionin.