Policia e Shtetit ka ekstraduar nga Gjermania një shtetas kosovar, i cili akuzohet në Shqipëri për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Bëhet fjalë për Fadil Ibishi, 62 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestua në Gjermani në gusht 2024.
Sipas akuzave, në vitin 2020, në Durrës, Ibishi ka kanosur një grua, duke i kërkuar 5000 euro për të mos publikuar video intime të saj. Po ashtu, dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje.
Për këto veprime, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.