Bogujevci – Abazit: Ec more baju!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.11.2024, 14:18

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, nuk ka mundur të qëndronte e heshtur, gjatë një debati të ashpër, i cili është zhvilluar sot në seancë, mes deputetëve Haki Abazi dhe Gani Krasniqi.

Krasniqi e Abazi nuk kursyen fyerjet për njëri- tjetrin, gjatë kësaj senace. Por replikat e zgjatura mes tyre acaruan Bogujevcin.

Ajo kërkonte nga kryetari i kuvendit Glauk Konjufca, që të mos ia jepte më fjalën për replikë Haki Abazit.

“Ec more baju! Ky me linçu njerëz dhe me rrejt. Ky më fol mua për fakte, ec more baju! Pse ky dy herë replikë, s’ka të drejtë. Këtij me ia ba qejfin a”, dëgjohej Bogujevci teksa protestonte, që të mos i jepej më fjala Abazit për replikë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit