Fetai: Me mbështetjen e SHBA-së dhe vullnetin tonë të palëkundur do të ndërtojmë institucione të forta

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.11.2024, 14:16

Zv. kryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, sot bashkë me ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Angela Aggeler ka marrë pjesë në një konferencë rajonale të organizuar nga Ambasada Amerikane në luftën kundër korrupsionit, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

Fetai thotë se kjo ngjarje është një mesazh i fuqishëm se transparenca, llogaridhënia dhe shteti i së drejtës mbeten prioritete të përbashkëta për të gjithë ne.

“Korrupsioni është një pengesë madhore për drejtësinë, zhvillimin dhe barazinë në çdo shoqëri. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë hapa konkret për të forcuar mekanizmat kundër epidemisë së korrupsionit, përfshirë auditimet sistematike, ndryshimet ligjore dhe rritjen e bashkëpunimit me institucionet relevante. Angazhimi ynë është i qartë: askush nuk është mbi ligjin”, ka shkruar Fetai.

Ai ka shtuar se kjo betejë kërkon përkushtim të gjithanshëm, nga qeveritë dhe qytetarët. Gjithashtu Fetai shtoi se me mbështetjen e partnerëve si SHBA dhe vullnetin tonë të palëkundur, do të ndërtojmë institucione të forta dhe një shoqëri të bazuar në integritet dhe drejtësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit