Protesta për 14-vjeçarin, tezja e Martinit humb ndjenjat

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 21.11.2024, 13:35

Në protestën e mbajtur sot për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, kanë marrë pjesë edhe familjarët e tij. Një ndër ta, tezja e viktimës, ka prekur të gjithë të pranishmit me fjalët e saj të forta dhe emocionale.

“Drejtësia duhet të vihet në vend. Nuk e çuam në luftë që të na e therin, e çuam në shkollë. Gjithë Shqipëria ka mbajtur zi për nipin tim, brenda dhe jashtë vendit. Duam vetëm drejtësi. Si mund të pi ujë kur Martini nuk pi? Katër ditë kanë kaluar dhe Martini nuk pi më as ujë,” tha ajo e tronditur.

Gjatë protestës, tezja nuk është ndier mirë. Të pranishmit i kanë ofruar ujë, por ajo ka refuzuar dhe më pas ka humbur ndjenjat.

Një ambulancë është thirrur menjëherë dhe ka mbërritur brenda pak minutash për t'i dhënë ndihmën e nevojshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit