Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Manastirliut: Ik, nuk je e aftë!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.11.2024, 13:49

Protesta e prindërve dhe qytetarëve pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani është zhvendosur te Ministria e Arsimit dhe kjo jo më kot.

Qytetarët cilësojnë ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu si fajtoren më të madhe të kësaj tragjedie pasi sipas tyre mësuesit dhe institucioni i shkollës po përdoren për qëllime politike dhe fushata zgjedhore, dhe jo për misionin që duhet të ketë.

Me thirrje "Ik!' dhe "Doreheqje" , ata kanë kërkuar dorëheqjen e saj të menjëhershme pasi sipas tyre ajo nuk është e aftë për punën që bën.

"Jep dorëheqje. Është njerëzore të japësh dorëheqjen. Nuk je për atë punë. Për çfarë e do karrigen. Nëse paratë nuk shkojnë tek shkolla dhe fëmijët asgjë nuk është e sigurtë' .

Ata hodhën edhe bojë të kuqe mbi muret e ministrisë, ndërsa fëmijët i lyen duart me të. Qytetarët thanë se do protestojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, mes tyre ajo për dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit