Kontrollohen nxënësit në Devoll, i gjendet thikë 13-vjeçarit

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 21.11.2024, 12:53

Sot, në një shkollë 9-vjeçare në rrethin e Devollit, një nxënës 13-vjeçar u konstatua duke mbajtur në çantë një mjet prerës (biçak). Pas marrjes së informacionit nga një mësuese dhe ndihmësspecialisti i zonës, mësuesja, në prani të psikologes dhe stafit drejtues të shkollës, kreu kontroll në çantën e nxënësit.

Gjatë kontrollit u gjet mjeti prerës, i cili u sekuestrua si provë materiale nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll.

Nxënësi, i cili nuk ka pasur më parë probleme me sjelljen në shkollë, po merret në pyetje në prani të prindit, psikologut dhe punonjësit social të shkollës, nga specialisti për Hetimin e Krimeve. Veprimet po kryhen nën drejtimin e prokurorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit