Një sherr me thika ka ndodhur para pak minutash në Tiranë.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se sherri mes dy studentëve të vitit të parë ka ndodhur në derën hyrëse të një universiteti privat pranë Qytet Studentit.
Një student ka mbetur i plagosur rëndë në kraharor dhe në qafë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës. Dyshohet se dy të rinjtë, shokë klase janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive "pse më pe" dhe pastaj kanë dalë jashtë në oborr dhe janë konfliktuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar vendin ku ka ndodhur krimi.
Vijon...