Në Tiranë ditën e sotme është mbajtur protesta për sigurinë në shkolla pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.
Me dhjetëra prindër, qytetarë dhe fëmijë e nxënës, iu bashkuan marshimit që nisi nga shkolla "Fan Noli" dhe përfundoi te Ministria e Arsimit.
Në pamundësi për të qenë pjesë e kësaj proteste, prindërit u dërguan një mesazh pjesëmarrësve duke i falenderuar për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj periudhe tepër të vështirë që po kalojnë.
Mamaja e tij, Florina tha se Martini ishte një fëmijë i mbushur me ëndërra dhe jetë, por që të dyja ia morën padrejtësisht.
“Nuk mendoj që ka fjalë që e përshkruan dhimbjen. Falenderoj gjithë nga zemra. Martini ishte i mbushur me ëndrra e jetë. Ia morën të dyja. Uroj që askush të mos e provojë. Respekte Florina dhe Angel Cani".