Aksident në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 21.11.2024, 12:07

Elton Dema, një 41-vjeçar me origjinë shqiptare dhe banues në Azzano San Paolo, ka humbur jetën pas një aksidenti në punë.

Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi mëngjesin e 18 nëntorit, ndërsa Dema ndërroi jetë në spital mbrëmjen e 20 nëntorit.

Ai u transportua në spitalin "San Gerardo" në Monza në gjendje shumë të rëndë pas aksidentit.

Raportohet se 41-vjeçari u shtyp nga një pirun gjatë punës dhe, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ndërroi jetë dy ditë më vonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit