Premtojnë asfalt dhe nuk hedhin as çakull, banorët e Elbasanit shtrojnë vetë rrugën

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 21.11.2024, 11:12

Historitë e rrugëve të pashtruara, të pakalueshme e premtimet e pambajtura, nuk janë diçka e re për realitetin ku jetojmë e as për redaksinë tonë. Në mënyrë të vazhdueshme, shumë qytetarë, të lodhur nga pritja që hallkat e pushtetit vendor të funksionojnë siç duhet, të padëgjuar për problematikat e tyre të përditshme, zgjedhin që këto të fundit t’i adresojnë në redaksinë tonë.

Rasti i radhës është ai i Polisit të Elbasanit. Rruga duket tejet e dëmtuar dhe në gjendje të pakalueshme, sidomos me nisjen e reshjeve. Një qytetar ka bërë denoncimin në redaksinë JOQ Albania, duke u shprehur se Bashkia nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra.

Qytetari thotë se banorëve u është premtuar shtrimi i rrugës me asfalt, por në të vërtetë, nuk është shtruar as me çakull.

Të gjendur në këto kushte, banorët janë detyruar të organizohen vetë, në përpjekje për ta bërë rrugën së paku të kalueshme.

Me të drejtë, qytetari ngre pyetjen: Ku shkojnë fondet?

Kjo situatë është e pranishme në shume bashki të vendit. Shumë qytetarë ankohen se autoritetet vendore premtojnë përmirësim të infrastrukturës, marrin fondet dhe realiteti në terren mbetet i pandryshuar.

Një rast i ngjashëm erdhi në redaksinë tonë pak ditë më parë nga një banor i Beratit.

Denoncimi:

Vite duke shikuar per rregullimin e kesaj rruge. Dhe kta pak banorë që kanë mbetur në Polis të vogël të Elbasanit, janë vetëorganizuar, për ta bërë rrugën të kalueshme me çakull, për shkak të shirave të fundit! Bashkia premton asfalt, por as çakull nuk ju çon! Vite qe mashtrojne por asgje skane ber.Fondet ku shkojne?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit