Një shqetësim i madh është ngritur nga banorët e rrugës "Mujo Ulqinaku", Tiranë pranë Kopshtit të Fëmijëve të sapo rikonstruktuar dhe shkollës “Faik Konica”.
Banorët e zonës thonë se sistemi i ngrohjes i instaluar në këtë objekt prodhon tym të rëndë që përhapet jo vetëm ambientet e kopshtit, por edhe te shkolla dhe banesat e tyre.
Ata kanë dyshime se kopshti nuk përdor ngrohje me lëndë natyrale si druri, por lëndë të tjera që prodhojnë tym të dëmshëm për shëndetin. Kjo ka shkaktuar një mjedis të ndotur që i detyron qytetarët të mos hapin as dritaret për t’u ajrosur.
Prindërit, stafi dhe banorët e zonës kërkojnë zgjidhje urgjente për këtë problem, pasi ky problem mund të zgjasë gjatë gjithë periudhës së dimrit dhe nuk përballohet dot më tepër.
Ata apelojnë për mbështetje të institucioneve për të adresuar këtë shqetësim që ka ndikim direkt në shëndetin e tyre. Për këtë arsye, ata kanë kërkuar publikimin e këtij shqetësimi për të rritur presionin ndaj autoriteteve dhe për të siguruar që të merret masa për një ambient më të sigurt dhe të shëndetshëm për fëmijët.
Denoncimi nr.1
Pershendetje dua te ngre kte shqetsimin e ktij kopshti te lali erit i sapo bere tek rruga kavajes pran shkolles faik konica tek rrugica kishes katolike.nuk hapim dot dritaret u asfiksum nga era dhe ndotja e oxhakut.ju lutem postoheni
Denoncimi nr.2
Pershendetje! Ne kopeshtin e femijeve te sapo rikonstruktuar ne rrugen Mujo Ulqinaku, zgjidhja per ngrohjen eshte bere e tille qe prodhon tym helmues qe po ndot gjithe ambientin rrethues! Perfshire ketu dhe femijet e vete kopshtit si dhe shkolles “Faik Konica Fillore” pasi jane ngjitur. *Dyshohet qe nuk eshte djegie me lende natyrale si druri, por me lende te tjera! Ju lutem, publikojeni videon pasi nuk marrim dot me fryme dhe ska ajer. Kjo mendohet te zgjase gjithe periudhen e ftohte! Video/Foto jane bere 5 ditet e fundit – Rruga Mujo Ulqinaku qe del tek Kisha Katolike, shkolla Faik Konica Fillore. Ju lutem se spo marrim dot me fryme, eshte helm!