Shqiptari në Mal të Zi me 1 milion euro CASH, i kishte futur në kamionin e mallrave

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 21.11.2024, 10:09

Rreth 815,000 euro janë sekuestruar gjatë kontrollit të një mjeti transportues me ngarkesë, të drejtuar nga shtetasi shqiptar M. T., në pikën kufitare Bozaj (Hani i Hotit). Kontrolli është kryer me iniciativë të Prokurorisë Speciale të Shtetit.

Gjithashtu, më herët, Drejtoria Doganore, gjatë një kontrolli në të njëjtin vendkalim kufitar dhe tek i njëjti person, kishte gjetur 135,000 euro.

"Paratë ishin të fshehura në ngarkesë dhe, për shkak të dyshimeve se ato vijnë nga veprimtari kriminale dhe origjina e tyre është fshehur përmes transferimit, është kryer vepra penale e pastrimit të parave. Në shumën totale prej rreth 950,000 euro, i dyshuari është arrestuar dhe prokurori special, pas seancës, i ka caktuar masën e ndalimit deri në 72 orë nga momenti i arrestimit", njofton SDT.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit