U bënë pjesë e librit “Guinness”, sekreti i jetëgjatësisë së familjes më të vjetër në botë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.11.2024, 20:17

Familja Donnelly nga Irlanda e Veriut, në vitin 2017, u shpall familja më e vjetër në botë dhe hyri në Librin e Rekordeve Guinness. Me një moshë të kombinuar prej 1,075 vitesh, tetë vëllezërit dhe pesë motrat, të moshës nga 71 deri në 93 vjeç, u bënë pjesë e dokumentarit të BBC-së, "Familja më e vjetër në botë", duke zbuluar sekretet e jetëgjatësisë së tyre. Ata jetuan në Collegeland, në kufirin mes County Tyrone dhe County Armagh, ku jeta aktive dhe dieta tradicionale luanin rol të rëndësishëm.

Një element kryesor i dietës së tyre ishte konsumi i mollëve të rritura vetë dhe puna në tokat familjare. Po ashtu, ata preferonin të hanin dy herë në ditë qull të ngrohtë me tërshërë dhe reçel molle. Siç tha Leo Donnelly, tradita e të ngrënit tërshërë para gjumit dhe për mëngjes kishte qenë pjesë e përditshmërisë së tyre për dekada. Kjo dietë krahasohej me atë të Mesdheut dhe Japonezëve, duke u cilësuar po aq e shëndetshme, sa ato.

Një veçori ishte shmangia e plotë e konsumit të alkoolit nga të gjithë anëtarët e familjes. Sipas Leo-s, kjo ishte çelësi për një shëndet të qëndrueshëm dhe jetëgjatësi. Shmangia e alkoolit ndihmon në uljen e tensionit të gjakut, përmirësimin e gjumit dhe funksionimin e mëlçisë, duke siguruar një jetë më të shëndetshme. Ky stil jetese i veçantë ndihmoi familjen Donnelly të mbante rekordin për jetëgjatësinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit