Klaudio Prendi, 27-vjeçari dhe djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u vra pak pas mesnatës së 19 nëntorit në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Ai ndodhej në një lokal me tre efektivë policie, shokë të tij, përpara se të ekzekutohej. Pasi u ngrit për të shkuar te automjeti i tij G-Class, një Audi A4 iu afrua dhe hapën zjarr në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas krimit, autorët dogjën automjetin në zonën e Shkozës, ku u gjet edhe arma e përdorur në atentat. Policia ka nisur hetime për tre efektivët e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se ishin jashtë shërbimit dhe nuk morën masa për të parandaluar sulmin.
Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore: borxhet dhe përfshirjen e mundshme të viktimës në aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Vrasja e Prendit, i cili vjen nga një familje e njohur, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat dhe motivet e krimit, duke tronditur opinionin publik.