Një qytetare ka denoncuar një incident në autobusin e UNAZËS (GREEN LINE), ku një person i dehur, i identifikuar si shofer jashtë orarit të punës, shkaktoi panik te pasagjerët.
Ai iu drejtua qytetarëve me tone kërcënuese dhe preku një pasagjere, denoncuesen, e cila i kërkoi të mos e bënte.
Shoferi i autobusit ndërhyri për të qetësuar situatën, por situata përfundoi me disa pasagjerë që zbritën nga frika.
Denoncimi i plotë: “Prsh JOQ, Dua të bëj një denoncim për autobusët e unazës së Lali Erit.
Hipa në stacionin e trenit dhe ishte plot autobusi se kohë shiu. Tek rruga Bardhyl vjen një tip (shoferi i Green Line) jashtë orari pune kuptohet, i pirë sa i vinte era të mbyste dhe duke na bërtitur: largohu nga xhami.
Ndërkohë, personi në fjalë më preku në krah dhe i thashë në mënyrë kategorike: mos prek se do njoftoj policinë. Unë jam një qytetare e cila i di rregullat shumë mirë. As nuk isha pengesë për shoferin e autobusit pasi theksoj që autobusi ishte plot dhe s’kishte ku të lëvizje.
Fakti që unë qëndrova aty ku isha pa penguar askënd… filloi të konfliktohej me persona qytetarë të tjerë në autobus. Shoferi i cili drejtonte autobusin ishte njeri i mirë dhe i foli që të mos krijonte probleme me qytetarët.
U krijua panik dhe frikë sa njerëzit dhe unë zbritëm sepse ai nuk ishte në rregull nga trutë. Ju lutem bëjeni publike si rast se na është bërë çdo gjë frikë.”