Rri në SHBA/ Gjendet i riu që nxiti dhunë dhe u tall pas vrasjes së Martinit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 20.11.2024, 17:14

Policia ka reaguar pas publikimit të një videoje nga JOQ, ku një i ri tallej dhe nxiste dhunë pas vrasjes së 16-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar.

Sipas autoriteteve, materialet janë referuar në prokurori për nisjen e procedimit penal ndaj 16-vjeçarit, i cili jeton në SHBA.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Në lidhje me një video të publikuar në një portal, ditën e djeshme, ju informojmë se:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, kanë identifikuar shtetasin 16 vjeç që shfaqet në video, i cili banon në SHBA.

Në vijim të veprimeve për rastin, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për fillimin e procedimit penal, për 16-vjeçarin.

Ky shtetas, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit