Plagosi me thikë një grua për para, arrestohet pas videos në JOQ

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.11.2024, 16:16

Një video terrorizuese ka tronditur banorët e Gjirokastrës këtë mëngjes, pasi dukej një grua që u drejtonte thikën qytetarëve dhe i kërcënonte t’i jepnin para.

Videoja, e publikuar nga “JOQ”, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të autoriteteve.

Policia e Gjirokastrës ka njoftuar se menjëherë pas marrjes së informacionit, ka arrestuar Z.V., 43 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Incidenti me kanosjen me thikë ndaj qytetarëve ka përshkallëzuar në stacionin e autobusëve në fshatin Lazarat, ku gruaja ka lënduar me mjetin e ftohtë një grua 67-vjeçare, duke e detyruar t’i jepte para.

Pas kryerjes së veprimeve procedurale, 43-vjeçarja u arrestua për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e mbetur në tentativë.

NJOFTIMI

Në lidhje me një video të publikuar paraditen e sotme, në portalin "JOQ", në të cilën shfaqet një shtetase që kërcënon me thikë qytetarët dhe iu kërkon para, ju informojmë se:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, menjëherë pas marrjes së njoftimit për rastin, shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasen Z. V., 43 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i 43-vjeçares, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", mbetur në tentativë. Ditën e sotme, në stacionin e autobusëve në fshatin Lazarat, ka dëmtuar lehtë me mjet prerës, një 67-vjeçare, që ajo t’i jepte para.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit