Pas vrasjes së 14-vjeçarit, Rama: Diskutojmë mbylljen e TikTok dhe Snapchat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.11.2024, 13:54

Tre ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Edi Rama është kujtuar të flasë për ngjarjen tragjike, rrjetet sociale dhe ndikimin e tyre në sherrin e ndodhur mes të miturve.

Duke folur para mediave ai nuk u ndal fare te dështimi i oficerëve në shkolla dhe kontrollet e munguara, por tha se rrjetet sociale janë fajtore dhe kanë një ndikim e presion të madh te fëmijët.

Për këtë arsye ai tha se do hedhë për diskutim me prindërit opsionin për mbylljen e Snapchat dhe TikTok ose vendosjen e filterave për përdorimin e tyre.

"TikTok dhe SnapChat thithin fëmijët ne labirintet e tyre. Autoritei i mësuesve dhe puna jonë në shtëpi për edukimin e fëmijëve sfidohen nga bota paralele e këtyre rrjeteve, ku nuk ka asnjë filtër. Në Australi po tentohet ndalimi i aksesit të fëmijëve në rrjetet sociale deri në 16 vjeç. Problemi ende i hapur mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre si rezultat i vështirësisë së aspektit teknik. Tani dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, ku në fakt nga eksperiencat e deritanishme ku efektiviteti i tyre është i ulët ku rastet e bullizmit rriten. Ose të ndërmarrin masën drastike të mbylljes së TikTok dhe SnapChapt, Do e hedhin për diskutim për të marrë një vendim sa më demokratik për një problem kaq të madh”.

Por se sa do zbatohen këto vendime mbetet për t’u parë pasi koha e ka treguar se Rama në prag të fushatave zgjedhore e shfrenon pak imagjinatën, rasti i satelitëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit