Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Fran Prendi, u ekzekutua ditën e djeshme në Tiranë, sapo hyri në makinën e tij “G Class”.
Ngjarja ndodhi pas një mbrëmjeje me miqtë në një lokal në zonën e ‘Xhamllikut’. Ekzekutimi u realizua me pistoletë me silenciator, ndërsa ende mbeten të pazbardhura detajet e ngjarjes.
Në një takim elektoral vitin e kaluar Edi Rama flet për Klaudio Prendin. Ai e cilëson atë si “bandit” duke thënë se po kërcënonte qytetarët për të marrë vota.
“Po atë bandit, djalin e gjykatësit të hequr nga vettingu për korrupsion, që vjen këtu dhe nxjerr armë. Çfarë e kanë ndërtuesin e ardhshëm të pallateve, apo e kanë sjellë për drejtor të zhvillim-planifikimit virtual të Pukës?”