Skandali i dosjes së famshme 5 D zbuloi disa muaj më parë zhvatjen që u është bërë qytetarëve shqiptarë. Edhe pse kontratat peshonin miliona, puna e bërë nga kjo kompani është skandal më vete.
Një qytetar ka denoncuar pranë JOQ, ndërtimin e një trotuari në Kinostudio.
Në videon e dërguar pranë redaksisë sonë, shihet se si në një metër trotuar nuk do të ketë vend për të kaluar njerëzit, pasi janë hapur gropat për pemë.
Ky nuk është rasti i vetëm që trotuaret në vendin tonë nuk ndërtohen në funksion të qytetarëve. Vështirësitë më të mëdha janë për prindërit me karroca, invalidët dhe rrugët e Tiranës nuk ngjasojnë aspak me ato të qyteteve metropolitane evropiane, ku këto fasilitete janë elementet më bazike të nje jetese normale në komunitet.
Mesazhi denoncues:
“Pershendetje JOQ
Ktu jemi ne kinostudio rikinstruksionin e se ciles po e kryen 5D famshme. Kto jan trotuaret qe ben bashkia e lali lekut. Po dhe sikur te mbarojn ska ku e ben me trotuarin se eshte karburanti ktu. Kurse ketu qe eshte nje meter trotuar e kan ber gropa gropa per pem. Se ajo me asfalt te kuq eshte korsia bicikletes. Ku do kaloj bicikleta do kaloj dhe ajo nene me karric dhe ai invalidi dhe pleqt qe per shkak te shendetit mezorr ecin.”