“Paralizohet” transporti publik në Greqi për shkak të grevës, punonjësit kërkojnë rritje të standardit

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 20.11.2024, 12:13

Siç ishte paralajmëruar më herët, këtë të mërkurë është organizuar një grevë masive në Greqi. Transporti dhe shërbimet publike janë paralizuar për shkak të grevës kombëtare në shtetin fqinj.

Anijet janë ankoruar në portet greke, ndërsa shërbimet hekurudhore dhe ato të autobusëve u ndërprenë, si pasojë e një greve kombëtare ku morën pjesë punëtorët e transportit, mjekët në spitale, mësuesit dhe punëtorët e ndërtimit. Grevistët po protestojnë kundër standardeve të ulëta të jetesës dhe kërkojnë paga më të larta.

Kërkesat kryesore janë rritja e pagave , marrja e masave të menjëhershme për të luftuar fitimet e jashtëligjshme nga rritja e pakontrolluar e çmimeve, riorganizimi i marrëdhënieve të punësimit , institucionalizimi i ligjit kolektiv të punës, sigurimi i strehimit të përballueshëm për të gjithë dhe zbatimi i programeve sociale të strehimit.

Gjatë krizës së borxheve në vitet 2009-2018, shumë grekë panë ulje drastike të pagave dhe pensioneve, si kusht për ndihmat financiare prej 280 miliardë eurosh, të cilat synonin të shpëtonin ekonominë e vendit. Kjo krizë shkaktoi një rënie prej 25% të prodhimit ekonomik të Greqisë dhe rrezikoi largimin e saj nga eurozona.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit