Presidenti i SHBA mbështet furnizimin e Ukrainës me mina për këmbësorinë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 20.11.2024, 11:51

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka miratuar furnizimin e Ukrainës me mina kundër këmbësorisë, konfirmoi një zyrtar amerikan për Reuters. Ky vendim synon të ndihmojë Ukrainën të ndalë përparimin e forcave ruse në lindje të vendit, veçanërisht kur përdoren bashkë me municione të tjera amerikane.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që këto mina të mos përdoren në zona të banuara dhe presin që ato të vendosen vetëm në territorin ukrainas. Minat amerikane, ndryshe nga ato ruse, janë projektuar që të bëhen të padobishme pas një kohe për shkak të baterive të tyre, tha zyrtari.

Washington Post raportoi i pari për këtë vendim, ndërsa më parë Ukraina ka marrë edhe mina kundërtanke nga SHBA gjatë luftës me Rusinë. Shtimi i minave kundër këmbësorisë synon të frenojë përparimin e këmbësorisë ruse.

Ndërkohë, Ukraina ka përdorur raketa amerikane me rreze të gjatë ATACMS për sulme brenda territorit rus. Ky veprim vjen pas miratimit nga administrata e Biden-it në ditën e 1.000-të të luftës. Moska e konsideroi përdorimin e këtyre raketave si përshkallëzim të konfliktit nga Perëndimi dhe ka paralajmëruar pasoja për përfshirjen e vendeve perëndimore në luftë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit