Është gjetur arma e krimit, një pistoletë me silenciator, e dyshuar se është përdorur në ekzekutimin e Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendi.
Sipas burimeve mediatike, arma është gjetur në një automjet tip Audi, i përdorur nga autorët e dyshuar të ngjarjes. Automjeti është gjetur i djegur në zonën e Farkës, rreth 30 minuta pas atentatit ndaj 28-vjeçarit.
Atentati ndodhi në orët e para të së martës, rreth orës 00:36, në zonën e njohur si Xhamlliku në Tiranë. I riu Klaudio Prendi u qëllua me armë me silenciator sapo kishte dalë nga një lokal.
Autorët, të cilët ndodheshin në një makinë që po lëvizte nga rruga e Freskut, hapën zjarr mbi të sapo ai hyri në automjetin e tij. Plumbat e goditën në kokë dhe kraharor, duke i shkaktuar plagë të rënda që çuan në vdekjen e tij në spitalin e Traumës.
Pas sulmit, autorët u larguan në drejtim të qendrës së qytetit.