Vrau shokun e klasës, i mituri: U zumë se më shikonte, të hënën do sqaroheshim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.11.2024, 09:32

Mario Prelleshaj, 14-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Cani, është marrë në pyetje.

I mituri ka deklaruar para hetuesve se sherri me shokun e klasës ka nisur që të premten pasi ai e ka parë. Ai thotë se do sqarohej me Martinin dhe të hënën kishte lajmëruar për ndihmë edhe shokët e tij.

Është zbardhur dëshmia e 15 vjeçarit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij në shkollën “Fan Noli” në Tiranë.

“Jemi zënë të Premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të Hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”.

Kur është pyetur nëse është penduar nëse është penduar apo jo, ai nuk ka pranuar të flasë. Ndërkohë as thikën nuk tregon se ku e ka fshehur. Ai vetëm ka thënë se nuk e kishte në shkollë brenda, por e kishte fshehur diku aty afër.

Nga sherri tragjik i së hënës edhe vetë 14-vjeçari mbeti i plagosur dhe tani po merr trajtim mjekësor në një spital privat në kryeqytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit