Ndotja e ajrit në Maqedoni ka shkallën më të lartë, tregojnë të dhënat e platformës së Ministrisë së Mjedisit “air.moepp.gov.mk”.
Sipas vlerave të fundit të matura, përqendrimi i grimcave PM10 në ajër në vendbanimin Lisiçe të Shkupit është 184, ndërsa vlera më e lartë nga të gjitha stacionet matëse në vend është në Kavadar 497.
Edhe në pjesët tjera të vendit ndotja mbetet e lartë: në Strumicë 257, në Kërçovë 212, në Kumanovë 203, në Lisiçe 184, kurse në Manastir 178.
Këto vlera i kalojnë kufijtë e lejuar, sidomos në Kavadar, ku përqendrimet janë jashtëzakonisht të larta.