Hyri me shpejtësi në oborrin e shtëpisë, 31-vjeçari rrëzohet nga motori dhe vdes

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.11.2024, 09:05

Një 31-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan pasi është rrëzuar nga motori i tij.

I riu ka qenë duke hyrë me shpejtësi në oborrin e shtëpisë kur është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr.

Për shkak të dëmtimeve të marra i riu ka humbur jetën teksa po transportohej në spital.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/Informacion paraprak/ Rreth orës 02:50, në fshatin Gribë, shtetasi A. T., 31 vjeç, dyshohet se duke manovruar me motomjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit