Urbanit të Golemit i çahet goma e vitit 1996

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.11.2024, 08:48

Udhëtarët e linjës së autobusit Golem-Tiranë po përballen me një sërë problemesh, nga çmimet e larta deri te mungesa e sigurisë dhe sjellja e papërshtatshme e stafit.

Një qytetar ka denoncuar kushtet e papranueshme gjatë udhëtimit, duke theksuar se, pavarësisht se çmimi i biletës është 100 lekë të reja (dyfishi i urbanëve të tjerë), shërbimi lë shumë për të dëshiruar.

Sipas udhëtarit, autobusët kanë orare të parregullta, ecin në mënyrë të pakontrolluar dhe janë në gjendje të dobët teknike.

“Autobuzi i golemit . Mir qe marrin 100lek t reja qe esht 2 fishi i biletave ne krahasim me urbanet e tjera, oraret i kane te pa rregullta, ecin jashtezakonisht shum keq por edhe kontrollet nuk i kryejne te rregullta. I vinte era gomes dhe ia treguam dhe prape nuk ndaloi por i dha me shum gaz duke perfunduar te na lejn ne mes te rruges. Thjesht nuk esht normale per 1 linje “private” te jene kaq te pasjellshem dhe mos te ket siguri”,-denoncon ai.

Situata e linjave të transportit privat, veçanërisht gjatë sezonit veror në zonat turistike si Golemi, është bërë një problem i përsëritur. Autoritetet përgjegjëse ende nuk kanë ndërhyrë për të garantuar cilësinë dhe sigurinë e udhëtarëve, ndërsa denoncimet nga qytetarët vijojnë të shtohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit