Ekskluzive/ JOQ siguron pamjet e atentatit ndaj Klaudio Prendit, i riu po hipte në makinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.11.2024, 08:52

JOQ ALBANIA ka siguruar pamjet ekskluzive të atentatit të ndodhur mesnatën e 19 nëntorit në rrugën “Xhanfize Keko” ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Klaudio Prendi.

I riu sapo kishte dalë nga një lokal i zonës ku kishte qenë i shoqëruar nga disa miq dhe 2 efektivë të Policisë së Shtetit.

Duke hipur në makinën e tij tip “G Class”, parkuar pranë stacionit të autobusit, një mjet tip “Audi” i bardhë i është afruar paralel dhe ka qëlluar 7 herë ndaj tij.

Ka dyshime se autori, i cili ka qenë në makinë me 2 persona të tjerë, ka përdorur armë me silenciator pasi të shtënat nuk janë dëgjuar.

Sapo kanë parë ngjarjen e rëndë, shokët e 28-vjeçarit kanë dalë me vrap nga lokali për t;i ardhur në ndihmë të riut, ata e hipën në makinë Klaudio Prendin dhe u nisën drejt Spitalit të Traumës, por i riu nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Pas atentatit autorët janë larguar në drejtim të Farkës ku kanë djegur mjetin, targat e të cilit rezultonin të mbivendosura greke.

Klaudio Prendi sapo ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. Ka dyshime se shkak për ngjarjen e rëndë mund të jenë bërë konfliktet ku i riu ishte i përfshirë, por nuk përjashtohet edhe puna e babait.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit