Bie nga kati i 10-të Klajdi Mancaku

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.11.2024, 07:57

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku 26-vjeçari shqiptar Klajdi Mancaku është gjetur i vdekur.

Sipas autoriteteve vendase, dyshohet se i riu është hedhur nga kati i 10-të i një pallati, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes mbeten ende të dyshimta dhe janë nën hetim.

Lajmi ka tronditur miq e të afërm të tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen e ngushëllime në rrjete sociale për humbjen tragjike.

Mancaku ishte i njohur për përfshirjen e tij në një konflikt të ndodhur një vit më parë në Shqipëri, që nisi pas një debati në rrjetin social TikTok.

Në atë kohë, ai plagosi dy të rinj dhe u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit.

Në incidentin e një viti më parë, Mancaku u përball me Mario Vrionin, pas një debati telefonik mes tyre.

Ata u takuan për t’u sqaruar, por situata u përshkallëzua në dhunë. Vrioni ishte shoqëruar nga kushëriri i tij, Jurgen Vrioni, dhe një mik tjetër, Arbër Haxhiu. Sipas hetimeve, Mancaku qëlloi ndaj tyre, duke i lënë të plagosur.

I ndjeri njihet edhe si mik i ngushtë i reperit Cllevio Serbiano.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit