Shqipëria zhgënjen në shtëpi!
Kuqezinjtë e Silvinjos kanë humbur me rezultatin 1-2 ndaj Ukrainës e cila vulosi fitoren e saj që në pjesën e parë.
Ukrainasve iu deshën vetëm 5 minuta për të shënuar golin e parë me Zinchenko dhe në minutën e 10 me Yaremchuk.
Pjesa e parë u mbyll me një paraqitje zhgënjyese për kuqezinjtë të cilët në pjesën e dytë shënuan golin e nderit falë një penalltie të fituar nga Uzuni dhe të ekzektuar nga Bajrami.
Me këtë humbje Shqipëria zbret në vendin e katërt në grupin E në Ligën e Kombeve.