Një situatë kaotike dhe e tensionuar është raportuar nga qytetarët shqiptarë në stadiumin Air Albania për të ndjekur ndeshjen e futbollit Shqipëri-Ukrainë. Sipas një denoncimi të dërguar në redaksinë e JOQ Albania, personat që kishin blerë bileta dhe kishin mbërritur nga jashtë shtetit, janë ndaluar të hyjnë në stadium, pavarësisht se kishin paguar.
Denoncuesit pretendojnë se "urdhra nga lart" kanë imponuar prioritet për tifozët ukrainas, duke i lënë shqiptarët jashtë portave të stadiumit. "Nuk na lënë të hyjmë, thonë se këtu do të hyjnë vetëm tifozët ukrainas. Na po na ikin lekët kot," shprehet një qytetar i irrituar.
Qytetarët shprehen të indinjuar jo vetëm për faktin se u është mohuar e drejta për të ndjekur ndeshjen, por edhe për dëmin financiar që po përjetojnë. Disa prej tyre thonë se kanë ardhur nga jashtë shtetit dhe kanë shpenzuar për bileta dhe udhëtim, vetëm për të hasur në këtë situatë të padrejtë.
Në vijim mesazhi i mbëritur në redaksinë e Joq Albania:
"Pershendetje JOQ, nuk na len djali i biletave. Kan ardh njerezit nga jasht shtetit e nuk i lejn te hyjne, thone na kane then urdher nga lart, ketu do hyjn tifozet ukrahinas. Jan tu na ik leket kot. Flm"