Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Sazani” të Vlorës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:10, ku një 79-vjeçar u përplas nga një automjet tip “Benz,” i drejtuar nga shtetasi K.H., 61 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.
I moshuari po trajtohet në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes për të përcaktuar përgjegjësitë.