Pak më shumë se 24 orë nga vrasja e Martinit dhe adoleshentët në Shqipëri, vijojnë të jenë problem. Së fundmi në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video, ku tre të rinj, u tregojnë njëri-tjetrit thikat ‘flutur’ që kanë me vete.
Ata përpiqen të tregohen të kujdesshëm se mos i shikon dikush, por janë filmuar nga një qytetar i rastësishëm.
Është alarmante se si ky brez është kaq i dhënë pas dhunës, mjeteve të forta dhe ‘gangove’ në rrjetet sociale.