Të rinjtë e Dinamo U-15 kanë veshur uniformat e ekipit dhe kanë shkuar në Sauk, për t’i dhënë lamtumirën e fundit shokut të tyre, Martinit
14-vjeçari i cili të dielën luajti ndeshjen e fundit me Dinamon, më parë kishte qenë pjesë e akademisë së Partizanit.
Ditën e djeshme, prindërit e përcollën si çdo ditë për në shkollë, pa e ditur se kthimi do ishte me arkëmort.
14-vjeçari u godit me thikë nga shoku i klasës pas një sherri që kishte nisur që prej të premtes dhe zanafillën e kishte nga rrjetet sociale. Martini njihej nga të gjithë si një person i qeshur dhe jo problematik dhe ndarja e parakohshme e tij nga jeta ka tronditur familjarët, miqtë, të afërmit dhe të gjithë shqiptarët.
Familja e Martinit ishte një familje normale shqiptare dhe së shpejti mendonte të largohej në SHBA për një jetë më të mirë.