Vrasja makabre e 14-vjeçarit, flet shoferi i furgonit: Të premten i bërtiti një burrë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 19.11.2024, 13:48

Pas ngjarjes ku një 14-vjeçar është vrarë në afërsi të shkollës, shoferi i një furgoni, i cili shpesh e kishte marrë në makinë adoleshentin, ka dhënë dëshminë e tij në një intervistë. Ai e përshkroi viktimën, Martinin, si një djalë të mirë dhe tregoi se kishte mësuar lajmin tragjik nga disa fëmijë, të cilët i kishin thënë: "Kanë therur Martinin."

Shoferi rrëfeu se të premten e kaluar, Martini ishte përballur me një situatë konfliktuale, ku një burrë i kishte bërtitur dhe e kishte ofenduar gjatë rrugës. Sipas tij, Martini ishte acaruar pas këtij incidenti. Shoferi tha se kamerat e sigurisë mund të zbulojnë identitetin e burrit që e kishte qëlluar me shpullë adoleshentin.

"Atë djalë e kam njohur, vinte shpesh me mua në furgon dhe e merrja për respekt. Martini ishte djalë i mirë, të tjerët nuk i njoh. Kur pashë lajmin, më iku mendja. Të premten, një burrë i madh i kishte bërtitur Martinit. Nuk e di kush ishte ai, por nëse hapen kamerat, do ta gjejnë. Ditën e premte e çova Martinin në shtëpi, por ai shante rrugës. I thashë të mos shante, se nuk ishte mirë,” – tregoi shoferi.

Shoferi shtoi se nuk kishte pasur kontakt me Martinin ditën e ngjarjes, por disa fëmijë në furgon i kishin treguar për incidentin. “Më thanë: ‘Hajde se e kanë ther Martinin.’ Kur arrita, e pashë të shtrirë. Familjen e tij nuk e njoh,” – përfundoi ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit