Pas më shumë se tre ditëve që nga denoncimi i parë në JOQ, Strehëza Veterinare në Tiranë ka arritur të kapë dy qentë e racës Pitbull që sulmonin qentë e tjerë, por edhe njerëzit.
Të dy qentë aktualisht ndodhen pranë Strehëzës Veterinare dhe po i nënshtrohen të gjithë protokollit mjekësor.
Ditën e sotme ata u panë në disa prej zonave më të populluara të Tiranës dhe njëri prej tyre sulmoi dhe vrau një qen, ndërsa i kafshoi edhe dorën e një personi që ka tentuar të ndërhyje.
Gjatë ditëve të kaluara, dy qentë e stërvitur për të vrarë qen, kanë masakruar disa kafshë të vogla shtëpiake, por kanë sulmuar edhe të zotët e tyre.
Ende nuk dihet nëse qentë Pitbull i përkasin dikujt apo si përfunduan në rrugë duke sulmuar e masakruar të tjerët.