Ambasadori Rohde: Partitë e Kosovës më s’kanë të drejtë tubimesh në Gjermani

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.11.2024, 13:37

Partitë në Kosovë më nuk kanë të drejtë të zhvillojnë fushatë në tokën gjermane, siç ka bërë të ditur ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Përmes një shkrim në Twitter, ai ka shpalosur një rregullore specifike që, sipas tij, tregon se autoritetet gjermane nuk japin leje që partitë politike të një shteti të zhvillojnë tubime në tokën gjermane në periudhën më pak se tre muaj nga data e mbajtjes së zgjedhjeve.

Për Kosovën, pasi që zgjedhjet do të mbahen, më 9 shkurt, kjo nënkupton se fushatë në Gjermani s’mund të bëhet që nga 9 nëntori.

Rohde të hënën në Twitter ka thënë se e ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe partitë politike për rregulloren.

Partitë politike të Kosovës kohët e fundit kanë organizuar tubime në shtete të ndryshme të Evropës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit